Zvicra merr presidencën e Këshillit të Sigurimit, Baeriswyl: Dëshirojmë të realizojmë reputacionin si “ndërtuese urash”

Zvicra mori për herë të parë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të hënën, më 1 maj. Në këtë rol, Zvicra dëshiron ta realizojë reputacionin e saj si ndërmjetëse dhe ndërtuese urash, tha ambasadorja e këtij shteti në OKB, Pascale Baeriswyl.
Megjithatë, reputacioni i Zvicrës tradicionalisht neutrale është dëmtuar që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. Vendi hezitoi në fillim për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, refuzoi transportimin e municione zvicerane në Ukrainë, ndërsa refuzoi gjithashtu së fundmi edhe një ftesë nga G7 për t’u bashkuar në një grup pune për të gjurmuar fondet e mbështetësve të presidentit rus, Vladimir Putin .
Raportimet kritike janë shtuar, sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës, por sipas saj nuk ka asnjë indikacion “për një përkeqësim të konsiderueshëm në perceptimin e përgjithshëm që do të kishte pasoja negative”.
Presidenca e Këshillit të Sigurimit ndërron sipas një radhe të paracaktuar çdo muaj. Para Zvicrës, presidencën e Këshillit të Sigurimit e kishte Rusia, gjë që gjithashtu kishte nxitur kritika të shumta.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




