Zyrtare/ Gerd Haxhiu merr drejtimin e Orikut, nis punën me bregdetarët

Kategoria e Parë | 1 orë më parë

Gerd Haxhiu rikthehet në stol. Trajneri vlonjat është emëruar sot trajner i Orikut në Kategorinë e Parë, duke zëvendësuar Sherif Idrizaj të larguar disa ditë më parë. Haxhiu më parë ka drejtuar skuadra si, Flamurtari, Besa, Partizani, Korabi dhe Skënderbeu.

“Klubi i Futbollit Oriku njofton zyrtarisht emërimin e teknikut vlonjat, Gerd Haxhiu, në krye të pankinës sonë. ​Klubi ka arritur dakordësinë e plotë me trajnerin e njohur, i cili zyrtarizon sot bashkëpunimin dhe do të nisë menjëherë punën. ​Haxhiu vjen me një karrierë të gjatë në Superligë dhe Kategorinë e Parë.

Përvoja e tij, disiplina dhe njohja e mirë e futbollit vendas do të jenë një aset i çmuar për të udhëhequr djemtë tanë drejt objektivit të këtij sezoni. ​I urojmë trajnerit Gerd Haxhiu mirëseardhjen në familjen tonë dhe shumë suksese ne këtë rrugëtim të ri”, – shkruhet në njoftimin e klubit bregdetar për emërimin e trajnerit të ri.

Oriku mban vendin e fundit pas 4 javëve të para të kampionatit, kështu që për trajnerin Haxhiu do të jetë një sfidë e vështirë. Ndërprerja e kampionatit do ta ndihmojë atë për të ndryshuar situatën tek Oriku dhe për të filluar ngjitjen në tabelë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme