150 mijë pensionistë në mbarë vendin marrin shërbimin në banesën e tyre

Sociale | 2 vite më parë

Falë punës së Nertilit, postier pranë Postës Shqiptare, mesatarisht 60 të moshuar çdo ditë e marrin pensionin e tyre pa pasur nevojë të shkojnë në zyrat e postës.

Ky shërbim i ofrohet rreth 150 mijë moshuarve të cilët në shumë raste jetojnë vetëm, kanë probleme shëndetësore, jetojnë në zona të thella dhe për rrjedhoje e kanë të pamundur të tërheqin pensionin pranë degëve të postës shqiptare.

Pensionistët që kërkojnë ta marrin këtë shërbim duhet të bëjnë një kërkesë pranë zyrës ku ata e kanë tërhequr më parë pensionin e tyre.

Shërbimi i shpërndarjes së pensionit në adresë është gjithashtu një mundësi e mirë për shmangien e radhëve pranë sporteleve të postës, si dhe eviton e grumbullimet e qytetarëve në ambiente të mbyllura.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme