17% e ushqimit të prodhuar në botë shkon dëm

Në vend që t’i mbaroni ushqimet që ju mbesin, ju i lini që të shkojnë në mbeturina. Është një rutinë e njohur për shumë njerëz – tregon një zakon që kontribuon në problemin global e çuarjes dëm të ushqimit për të cilin Kombet e Bashkuara përmes një raporti thonë se nevojitet të analizohet më mirë që ky problem të adresohet efektivisht. Raporti tregon se 17 për qind e ushqimit të prodhuar në botë çdo vit shkon dëm, tretet. Kjo do të thotë se janë 1.03 miliardë tonë ushqim, shkruan AP. Kjo tretje e ushqimit në mbeturina është më shumë se nga të dhënat që kanë treguar raportet e kaluara. “Masa të zhvilluara mund të çojnë në menaxhim më të mirë”, thotë Brian Roe, një studiues i ushqimit që mbetet e hidhet. Shumë prej ushqimit të mbetur, apo 61 për qind, ndodhë në familje ndërsa nga shërbimet e ushqimit janë 26 për qind dhe nga shitjet me pakicë janë 13 për qind, gjen raporti. Kombet e Bashkuara po mundohen të zvogëlojnë çuarjen dëm të ushqimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




