25 prilli/ Milionat që përfitojnë PS, PD e LSI si dhe partitë për fushatën zgjedhore

KQZ miraton fondin paraprak për partitë politike për fushatën zgjedhore. Partia Socialiste merr rreth 55.8 mln lekë, Partia Demokratike merr rreth 33.3 mln lekë. LSI merr rreth 18.9 mln lekë, PDIU merr rreth 5.5 mln lekë, PR merr rreth 3.9 mln lekë dhe LZHK 1.4 mln lekë. Bindja Demokratike merr rreth 1.4 mln lekë, PSD merr rreth 1.6 mln dhe FRD merr rreth 2.1 mln lekë.
Bazuar në votat e marra në zgjedhjet e fundit, “pjesa e luanit” i takon Partisë Socialiste, të cilës i janë akorduar 55.8 milionë lekë. E dyta në listë është Partia Demokratike që përfiton në këto zgjedhje 33.3 milionë lekë. KQZ bëri të ditur se fondi i buxhetit të shtetit për zgjedhjet e 25 prillit është dy herë më i madh se ai për zgjedhjeve e vitit 2017.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




