25 PRILLI/ PD nuk reflekton, propozon 219 kandidatëpër deputetë, nga 153 që i lejon ligji

Kronikë | 6 vite më parë

Koalicioni opozitar zgjodhi sërish afatin e fundit ligjor për të ridepozituar në KQZ listat e korrigjuara të kandidatëve për deputet. Mes emrave të ridërguar nuk pati surpriza veç një largimit të Gazment Koduzit ne Tiranë dhe zëvendësimit të tij me futbollistin Gentian Muça. Më shumë sesa lëvizja e kandidatëve, ra në sy shtimi i tyre përtej parashikimeve ligjore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ktheu listen e koalicionit të Partisë Demokratike për të njëjtën arsye, por opozita nuk e ka reflektuar sërish kuotën e kërkuar.

Tashmë vendimmarrja, nëse do e pranojë të regjistrojë koalicionin opozitar, i takon Kryekomisionerit Shtetëror, i cili më herët për të shmangur konfuzionin ka publikuar numrin e kandidatëve që subjektet zgjedhore duhet te propozojnë për çdo qark, ku ne total rezulton se duhen propozuar 153 kandidat, dhe jo 219 nga sa ka propozuar opozita.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme