Hënes paralajmëron rivalët: Kur të kalojmë këtë situatë të vështirë duhet të na kenë frikë!

Gjermani | 6 minuta më parë

Uli Hënes ka pranuar se Bayern-i i tij është në një moment delikat, por legjenda e klubit bavarez është i bindur se të tilla situata shërbejnë për të forcuar edhe më shumë një ekip.

“Jam i bindur se pasi të kalojmë këtë periudhë të vështirë do të rikthehemi edhe më të fortë se ç’ishim më parë. Në atë moment duhet të na frikësohen të gjithë”, paralajmëroi Uli Henës.

Sipas tij dëmtimet e shumta që kanë prekur ekipin dhe çështja “Musiala” nuk do të ndikojnë negativisht në fund të sezonit.

Mes të tjerash ai komentoi edhe transfertën në Hamburg, ku Bayern-i humbi kapitenin Kimmich për shkak kartonësh dhe Laimer për shkak dëmtimi. “Dua të përshëndes të gjithë lojtarët për atë çfarë kemi arritur dje. Mos harroni se ishim jashtë fushe dhe se kemi luajtur për shumë minuta me një lojtar më pak. Me dëmtimin e Laimer numri i titullarëve që mungonin shkoi nëntë. Nuk janë pak”, komentoi Hënes. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme