Rakele Andrioti surprizon në Fest 62, këndon në shqip “Bien fyelli dhe çiftelia”

Muzikë | 3 vite më parë

Këngëtarja italiane Rakele Andrioti ka surprizuar publikun në sallë me këngën e njohur shqiptare, “Bien fyelli dhe çiftelia”. Ajo kishte ardhur posaçërisht nga Pulia, për të qenë pjesë e natës magjike të Fest 62.

E veçanta e të gjithë rrugëtimit të saj ishte fakti se, ndryshe nga ‘pritshmëritë’, ajo kishte zgjedhur që të këndonte shqip në skenën e Fest 62, duke krijuar një emocion të veçantë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme