Fest 62-Këndi i Radio Tiranës, Anduel Kovaçi: Do të preferoja votën e publikut, do të kisha dëshirë të shkoja në Eurovizion

Këngëtari Anduel Kovaçi i ftuar në “Këndi i Radios” në RTSH 24 dhe Radion Tirana 2 nën moderimin e Andri Xhahut, Irma Ndreut dhe Jerina Sakajt foli për emocionet pas interpretimit të këngës në festival.
Anduel Kovaçi u shpreh se u ndje shumë mirë dhe se merr pjesë në festival për herë të dytë fal dashamirësisë së publikut.
“U ndjeva shumë mirë, është ky publik që edhe vitin që shkoi më mbështeti dhe jam përsëri këtu”, tha Anduael Kovaçi.
I pyetur nga moderatorët se çfarë kuptimi kishte arushi që ai mbante në dorë, Andueli u përgjigj i prekur se ishte një mënyrë për të mbajtur me vete mikeshën e tij që kishte ndërruar jetë.
“Është një histori me këtë arushë sepse me date 1 dhjetor një mikeshë e imja ka ndërruar jetë dhe ajo ma la që të dilja me këtë arushë. Isha konfuz a ta marr apo jo sepse më jepte emocion”, u shpreh Kovaçi.
Gjithashtu këngëtari Anduel Kovaçi u shpreh se do të preferonte shumë nëse do të merrte votat e publikut por gjithashtu nuk mohoi edhe dëshirën e madhe për të marrë pjesë në Eurovizion.
“Do të kisha preferuar votën e publikut, të them të drejtën e imagjinojmë pse jo të shkoj në Eurovizion. Naten e trete do të jem me një ikonë shqiptare, do të jem me Ilir Shaqirin, ka dal diçka shumë e bukur me këngën “Vendet e mia”, tha këngëtari.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




