Fest 62/Nis nata e dytë, Anila Aliu: Është nder për mua të jem pjesë e Festivalit të 62-të të Këngës

Pianistja Anila Aliu, e cila ka fituar vëmendjen e kritikëve të muzikës klasike në vendin tonë dhe jo vetëm, njëherësh edhe anëtare e jurisë në Festivalin e 62 të Këngës u shpreh se ndjehet e nderuar dhe e privilegjuar që është pjesë e Festivalit.
“Është kënaqësi dhe nder të jesh në Festivalin e 62 të Këngës dhe të kem mundësinë të dëgjoj talente të jashtëzakonshme dhe këto artistë të mrekullueshëm. Është privilegj dhe është një punë jo e lehtë sepse të gjithë artistët janë të mrekullueshëm mirëpo entuziazmi, dedikimi, pasioni i tyre për muzikën e bën një eksperiencë shumë të veçantë”, tha Anila Aliu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




