Fest 62- Fitnete Tuda: Përgjegjshmëri e madhe të jesh në juri, ky Festival ka një publik shumë të ngrohtë

Muzikë | 3 vite më parë

Këngëtarja dhe autorja e shumë këngëve, Fitnete Tuda, njëherësh edhe anetare e jurisë në Festivalin e 62 të Këngës, u shpreh se ky Festival ka shumë pozitivitet dhe është përgjegjshmëri e madhe të jesh pjesë e jurisë.

E pyetur nga moderatorja Arjola Shehu se si ndjehet, ndërsa kënga e saj “Shi bie në Tiranë” vazhdohet të këndohet ende, Fitnete Tuda u shpreh se për të është si të ketë fituar çmimin e madh në Festival pasi, ende pas 27 vitesh, kënga vazhdon të këndohet nga të rinjtë.

“Këto ditë u kënaqa në Tiranë me shumë pozitivitet me shumë takime. Që të jemi korrekt duhet t’i dëgjojmë të gjitha këngët është përgjegjshmëri e madhe që të jesh në juri. Çmimi më i madh dhe më i bukur është çmimi i publikut që edhe pas 27 viteve kënga “Shi bie në Tiranë” vazhdon të këndohet edhe pse doli e pesta. Gjithmonë ka një histori dhe historia e çmimit është se nuk me votoi juria nga Struga. Në këtë festival publiku ishte shumë i ngrohtë dhe reagonte mirë për këngët që pëlqente më shumë dhe do të dëgjojmë këngë të bukura”, tha këngëtar Fitnete Tuda.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme