Fest 62/ Pak para nisjes së natës së dytë, Tiri Gjoci: Konkurroj me këngën më të mirë që kam bërë ndonjëherë

Tiri Gjoci do të këndojë në natën e dytë të Festivalit të 62-të të Këngës me këngën e tij “Në ëndërr”. Ai është i 11 në radhë, ndërsa në “Magjia para shfaqjes”, pak para nisjes së Fest 62, Gjoci vlerësoi këngën e tij si më të mirën që ka bërë ndonjëherë.
“Të marrësh pjesë në një Festival është si të luash në futboll e mos të duash të bësh gol. Kjo është kënga më e bukur që kam bërë ndonjëherë dhe uroj që publiku ta vlerësojë po aq sa e dua edhe unë. Është një këngë që përçon emocion me një vijë melodike që nuk më hiqet nga mendja”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




