Fest 62/ Moderatori Xhuliano Dule tregon momentin e “sikletshëm” para se të ngjitej në skenë mbrëmjen e parë

Xhuliano Dule është një nga moderatorët e Fest 62, një aktor humori i cili në mbrëmjen e parë të Festivalit u prezantua shumë ndryshe, me një stand-up comedy që solli jo pak të qeshura. E ndonëse mund të mendohet se si aktor ai do të mund t’i menaxhonte emocionet para se të ngjitej në skenë e Fest 62, në “Magjia para shfaqjes”, Xhuliano i tregoi Arjola Shehut momentin e sikletshëm pas skene.
“Para hyrjes kur isha vetëm pas skene thash tani është momenti im që do prezantohem te publiku shqiptar dhe po i mbushja br….”, tha ai plot humor.
I pyetur nga moderatorja Arjola Shehu mbi ftesën për t’iu bashkuar Fest 62, Xhuliano tha se fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një shaka.
“Më morën në telefon, unë e mbylla telefonin se mendova se ishte shaka dhe thash ik se kam punë. Pastaj më morën sërish dhe më thanë që e kishin seriozisht dhe i thash ju e dini kush jam unë? Më thanë po, në rregull i thash me kënaqësi”, u shpreh ai.
Çfarë pret Xhuliano nga mbrëmja e dytë e Fest 61? “Ishalla të qeshni”, tha ai plot humor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




