Në Izrael zbulohet një llambë e rrallë vaji 1700-vjeçare

Një llambë e rrallë vaji qeramike e datuar në periudhën e vonë romake që mban imazhe të sendeve të përdorura në Tempullin e Dytë u zbulua në Jerusalem, njoftoi të enjten Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.
Autoriteti i Antikiteteve shpjegoi se llamba ishte një “gjetje unike” dhe se, duke gjykuar nga shenjat e blozës në grykën e saj, ajo ishte përdorur rreth 1700 vjet më parë.
“Skeleti qeramik i llambës u gjet i plotë, gjë që e bën atë të jashtëzakonshëm të rrallë”, theksoi arkeologu dhe drejtori i gërmimeve, Michael Chernin.
Artefakti i lashtë qeramik nga epoka e vonë romake është zbukuruar me një menorah dhe simbole të tjera hebraike.
”Kjo ofron një vështrim magjepsës në kulturën hebraike dhe jetën fetare të asaj kohe”, theksoi autoriteti në një deklaratë.
Llamba do të shfaqet në një ekspozitë në Jerusalem gjatë festivalit hebre të dritave, Hanukkah, i cili filloi dje në mbrëmje.
Zbulimi i llambës ndodhi gjatë gërmimeve në Malin e Ullinjve në Jerusalem.
Gjurmët e blozës në grykë tregonin se ajo ishte përdorur për ndriçim rreth 1 700 vjet më parë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





