Zbulohet në Peru fosili i krokodilit, daton 12 milionë vjet më parë

Paleontologët në Peru kanë zbuluar fosilin e një krokodili që daton 10 deri në 12 milionë vjet më parë, i cili u zbulua në një shkretëtirë peruane.
Fosili i krokodilit, rreth tre metra i gjatë, u zbulua në gjendje të përsosur në shkretëtirën Ocucaje të Perusë, rreth 350 kilometra në jug të kryeqytetit Lima.
“Kjo është hera e parë që ne gjetëm një të mitur të kësaj specie, që do të thotë, nuk kishte arritur ende madhësinë e saj maksimale,” tha në një konferencë shtypi paleontologu Mario Gamarra.
Kafka dhe nofullat e këtyre ekzemplarëve ndryshonin nga ato të krokodilëve dhe aligatorëve të sotëm, sipas Gamarra, i cili drejtoi rindërtimin e fosilit.
“Ata kishin një feçkë të zgjatur dhe dieta e tyre ishte tërësisht me peshq”, tha Gamarra.
Shkretëtira Ocucaje e Perusë është e pasur me fosile, të tilla si balenat xhuxhë, delfinët, peshkaqenë dhe specie të tjera nga periudha e Miocenit – midis 5 dhe 23 milion vjet më parë – që janë zbuluar më parë atje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





