“Ekonomia Blu”, projekti për të rritur ndërgjegjësimin dhe kujdesin për detin

Kuriozitete | 3 vite më parë

Një pjesë e madhe e aktiviteteve njerëzore që mund të kenë ndikim në mjedis kryhen në det (peshkim, transport detar, turizëm bregdetar), në oqeane dhe në brigjet e tyre. Kjo padyshim ka një ndikim shumë negativ në mjedis nëse qytetarët dhe kompanitë nuk edukohen për të qenë më të respektueshëm ndaj ujërave.

“Ekonomia Blu” është një projekt kyç për ‘Marrëveshjen e Gjelbër’ Evropiane, padyshim një seri masash për ta bërë prodhimin e energjisë dhe stilin e jetesës së qytetarëve në të gjithë Evropën më të qëndrueshme dhe më pak të dëmshme për mjedisin.

‘Ekonomia Blu’ jo vetëm që fokusohet në uljen e ndotjes dhe shfrytëzimin më të qëndrueshëm të deteve në terma afatgjatë, por gjithashtu ofron një potencial të madh për rritjen ekonomike dhe të vendeve të punës për të gjithë qytetarët evropianë.

Mbrojtja mjedisore e oqeaneve, deteve dhe burimeve bregdetare është një pjesë integrale e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) të Axhendës së KB 2030. Këto janë shtatëmbëdhjetë qëllime të komunitetit dhe të përbashkëta për ta bërë jetën më të mirë për të gjithë si në aspektin mjedisor ashtu edhe në atë social. Për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e oqeaneve dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve të tij, OKB-ja krijoi gjithashtu Ditën Botërore të Oqeaneve, e cila mbahet çdo vit më 8 qershor.

Një tjetër qëllim i ‘Ekonomisë Blu’ është të sponsorizojë dhe promovojë veprime që ulin ndjeshëm ndotjen plastike dhe mikroplastike në oqeane. Veprimet të tilla si peshkimi i plastikës nga oqeanet, nuk konsiderohen si një ide e mirë nga ekspertët e ndotjes dhe biologjisë detare, për shumë arsye. Prandaj, mënyra më e mirë për të frenuar këtë lloj ndotjeje është zvogëlimi i prodhimit të plastikës dhe eliminimi i problemit në burim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme