Hotelet më të bukura në botë të krijuara nga bora dhe akulli

Kuriozitete | 3 vite më parë

Në botë ka hotele të jashtëzakonshme te krijuar nga akulli dhe bora! Këto hotele janë të ndërtuara pjesërisht ose plotësisht nga akulli dhe bora e vërtetë, disa janë ndërtuar pranë liqeneve të ngrirë, ndërsa të tjera ofrojnë argëtime të tjera. Këtu është një përmbledhje e hoteleve më të lezetshme të akullit dhe borës në mbarë botën.

Hôtel de Glace, Kanada – Hotel  de Glace është vetëm pranë qendrës e qytetit të Kuebek. Hoteli ka 44 dhoma të zbukuruara me skulptura akulli dhe dekorime.

SnowCastle of Kemi, Finlandë – SnowCastle of Kemi është një hotel me 21 dhoma te krijuara ne temperatura nën zero.

Hotel of Ice, Rumani – Ky hotel i jashtëzakonshëm ndodhet në një luginë malore, Bâlea Lac, i ndërtuar nga tulla akulli nga liqeni i ngrirë aty pranë. Hoteli ka restorantin e tij të shtëpisë, ku mund të shijoni kuzhinën tradicionale transilvaniane. Pranë hotelit, ka aktivitete emocionuese si ski, patinazh në akull, bowling në akull.

Icehotel, Suedi – Ky është ndoshta një nga hotelet më të njohura të akullit në Tokë. Icehotel ndodhet në Kiruna, qyteti më verior në Suedi. Shtretërit janë të mbuluar me lëkurat e drerit për më shumë ngrohtësi dhe ushqimi shërbehet në pjata të bëra me akull.

Hotel Sorrisniva Igloo, Norvegji – Ky hotel igloo ndodhet në qytetin e vogël të Alta në Norvegji.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme