Peizazhe të mrekullueshme në Tokë që duken joreale

Kuriozitete | 3 vite më parë

Vetë Toka ofron një mori pamjesh të çuditshme dhe shpeshherë larg reales.

Wadi Rum, Jordani – Kjo nuk është një foto nga Marsi! Kjo shkretëtirë jordaneze është e vërtetë me gjithë pamjen e saj të mrekullueshme të kuqe.

Kanioni i Antilopës, SHBA – Format e këndshme të gurit ranor janë produkt i erozionit ujor që ka krijuar këtë formacion unik. Ky kanion në Arizona, i vendosur në territorin Navajo, është bërë një pikë e njohur turistike në SHBA.

Gejzeri Fluturues, SHBA – Gjatë 40 viteve të fundit, mineralet nga uji gjeotermal kanë formuar një tumë të mbuluar me alga në sipërfaqen e shkretëtirës, duke i dhënë një nuancë shumëngjyrëshe.

Namib Naukluft Park, Namibi – Peizazhi i këtij parku është i mrekullueshëm me dunat e kuqe të rërës dhe pemët e zhveshura.

Grand Prismatic Spring, SHBA – Burimi i famshëm i nxehtë në Parkun Kombëtar Yellowstone ka një pamje të çuditshme, plot ngjyra për shkak të baktereve dhe mikrobeve të pigmentuara që kolonizojnë ujërat e ngrohta minerale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme