Temat më të kërkuara në Google gjatë vitit 2023

Kuriozitete | 3 vite më parë

Viti 2023 ishte viti i filmave të mëdhenj dhe ndarjes nga jeta të të famshmëve. Sipas rishikimit vjetor të Google, Barbie dhe Oppenheimer ishin filmat më të kërkuar në vitin 2023, ndërsa Shakira ishte më e kërkuara në muzikë.

Rezultatet bazohen në termat që kishin rritjen më të lartë në kërkim në 2023 krahasuar me vitet e mëparshme.

Filmi Barbie theu rekorde dhe po ashtu edhe Oppenheimer për zhvillimin e bombës atomike.

Ndërkohë, Shakira ishte në lajme dy herë në vitin 2023, fillimisht për këngën e saj për ish-partnerin Gerard Pique, e cila theu rekordet e YouTube në Amerikën Latine.

Më pas, ajo u gjend në qendër të vëmendjes gjatë gjysmës së dytë të vitit, pasi u akuzua për mashtrim tatimor në Spanjë, të cilën e pagoi 7.5 milionë euro.

Çuditërisht, shumë nga kërkimet e bëra në vitin 2023 kërkonin informacione për të famshëm që u ndanë nga jeta.

Ylli i “Friends”, Matthew Perry, i cili vdiq në tetor, në moshën 54-vjeçare, kishte shumicën e kërkimeve globalisht në këtë kategori.

Tina Turner, Sinead O’Connor dhe Paul O’Grady ishin gjithashtu subjekt i shumë kërkimeve./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme