Qytetet më të shtrenjta në botë për vitin 2023

Singapori dhe Zyrihu u emëruan si qytetet më të shtrenjta në botë. Edhe pse Nju Jorku u barazua me Singaporin për vendin e parë vitin e kaluar, në Nju Jork çmimet janë rritur me 1.9% sipas studimit duke e zhvendosur atë në vendin e tretë.
Hong Kongu, një tjetër vend aziatik në top 10, ishte i pesti, ndërsa Los Angeles ishte në vendin e 6 dhe Parisi u emërua qyteti i shtatë më i shtrenjtë në botë.
Tel Avivi mban vendin e tetë së bashku me Kopenhagen të Danimarkës. Megjithatë, vlen të përmendet se sondazhi është kryer para shpërthimit të konfliktit Izrael-Hamas në tetor.
10 qytetet më të shtrenjta në botë për vitin 2023
Singapor
Zyrih
Gjeneve
New York
Hong Kong
Los Angeles,
Paris, France
Kopenhagen,
Tel Aviv, Izrael
San Francisco,
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




