Kapela e Napoleonit shitet për më shumë se 300 mijë euro në ankand

Kuriozitete | 3 vite më parë

Kapela e Napoleonit, të cilën mendohet se e mbante në Betejën e Waterloo-s, shitet për 350,000 euro në ankand ndërsa identiteti i blerësit nuk u be i ditur.

Historianët besojnë se kjo kapelë e veçantë i ra nga koka Napoleonit në Betejën e Waterloo-s në 1815. Një kapiten holandez mendohet se e ka mbajtur atë si një trofe lufte, duke e përcjellë kapelen përmes familjes së tij për breza. Më pas kapela iu shit një koleksionisti francez në fund të shekullit të 20-të .

Nëntorin e kaluar, një fletë e brishtë dafine ari nga kurora e bërë për kurorëzimin e Napoleonit në 1804, me peshë vetëm 10 gram, u shit për 625,000 euro.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme