Pikturë në rrënojat e tërmetit/Artisti francez Sajp zbulon një pjesë nga punimi i tij në qytetin turk Antakja

Kuriozitete | 3 vite më parë

Artisti francez Gijom Legro, që prezantohet me emrin e artit Sajp dhe i njohur në mbarë botën për punimet e tij në sipërfaqe shumë të mëdha në tokë, ka zbuluar një pjesë pikturës së tij mbi rrënojat në qytetin jugor turk Antakja, të shkatërruar nga tërmeti vdekjeprurës i shkurtit. Vepra e artit shtrihet në një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katror rrënoja, në vendin ku ka qenë një bllok banesash, që u shembën nga tërmeti i 6 shkurtit, i cili i mori jetën më shumë se 55 mijë personave dhe la mijëra të pastrehë në Turqi dhe Siri.

“Jam shumë i lumtur të ndaj këtë punim dedikuar popullit të Hatajit”  ka shkruar ai në faqen e tij zyrtare në X.

Artisti francez ka dhuntinë e jashtëzakonshme që të pikturojë në natyrë, në sipërfaqe shumë të mëdha, në bar apo zona të hapura.

Të gjitha veprat e Saype realizohen me materiale bio të dregradueshme, në respekt të plotë ndaj mjedisit me bojëra që nuk e dëmtojnë atë dhe me kalimin e kohës zhduken, duke propozuar kështu një metodë të re të interpretimit të artit të rrugës.  Në lidhje me përmasat e pikturave të tij, artisti ka theksuar se dëshiron të tërheqë vëmendjen e njerëzve dhe të ndikojë në mentalitetin e tyre përmes veprave të tij të artit, por pa lënë gjurmë në natyrë.

Sajp është një artist autodidakt, që filloi të pikturonte në rrugë në moshën 14-vjeçare, ndërsa punimet e tij të para u ekspozuan në galeritë e artit kur ai ishte vetëm 16 vjeç. Piktura e parë e Saype në natyrë, “Dashuria” u krijua në vitin 2015 në Alpet Franceze, që në atë kohë ishte edhe vepra artistike më e madhe në botë pikturuar në bar. 

Ndërsa në vitin 2018, ai u bashkua me OJQ-në SOS Mediterrane dhe krijoi pikturën “Mesazh për të ardhmen” pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë . Projekt i cili synonte të vlerësonte vullnetarët e kësaj organizate joqeveritare, që shpëtojnë emigrantët në det.

Gazetar: V. Zharri

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme