Rreth 6000-vjeçare, gjenden këpucët më të vjetra në Europë

Kuriozitete | 3 vite më parë

Janë gjetur në një shpellë në Spanjë këpucët më të vjetra në Evropë. Këpucët, të endura nga bari mendohet se janë rreth 6000 vjet të vjetra.

Këpucët u gjetën midis një grumbulli objektesh antike të zbuluara në një shpellë lakuriqësh nate në Spanjë.

Lagështia e ulët dhe erërat e ftohta në shpellë i mbajtën ato jashtëzakonisht mirë të ruajtura.

Bashkë me këpucët, studiuesit gjithashtu gjetën shporta apo edhe materiale të tjera si lëkura dhe gëlqere.

“Objektet janë grupi më i vjetër dhe më i mirë i ruajtur i materialeve të fibrave bimore në Evropën Jugore i njohur deri më tani. Diversiteti teknologjik dhe trajtimi i lëndëve të para të dokumentuara nxjerrin në pah aftësitë e komuniteteve parahistorike”, tha bashkautorja e studimit, María Herrero Otal.

Këpucët datojnë në periudhën neolitike, duke i bërë ato më të vjetra se ato prej lëkure 5500-vjeçare, të zbuluara në një shpellë në Armeni në vitin 2008./BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme