FOTO/ Ngjyrë blu elektrike, zbulohet tarantula “magjepsëse” në Tajlandë

Një specie tarantula blu elektrike “magjepsëse” është zbuluar në Tajlandë. Një grup studiuesish tajlandez e gjetën merimangën gjatë një ekspedite në provincën Fang-Nga në Tajlandën jugore për të hulumtuar diversitetin dhe shpërndarjen e tarantulave në vend.
Sepecia e re tarantula shfaq një nuancë magjepsëse blu-vjollce, që të kujton shkëndijat blu elektrike.

“Bluja është një nga ngjyrat më të rralla që shfaqet në natyrë, gjë që e bën ngjyrën blu te kafshët veçanërisht magjepsëse,” tha studiuesja Narin Chomphuphuang.
Studiuesit thanë se kjo ngjyrë vjen nga rregullimi i “nanostrukturave fotonike biologjike, në vend të pigmenteve”.

Kjo do të thotë se ngjyrosja blu elektrike nuk vjen nga prania e pigmentimit blu, por më tepër nga struktura unike e qimeve të tyre, e cila përfshin nanostruktura që manipulojnë dritën për të krijuar këtë pamje të mrekullueshme blu./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




