FOTO/ Tunelet sekrete të Luftës së Dytë Botërore do të hapen për publikun

Transformimi prej 268 milionë dollarësh i një serie tunelesh të gjatë të Luftës së Dytë Botërore, premton të jetë atraksioni turistik më spektakolar i nëndheshëm i Londrës.

Ato dikur mbroheshin nga Akti i Sekreteve Zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar. Ish-tunelet e spiunazhit do të ripunohen nga një ekip që përfshin arkitektët që qëndrojnë pas Kopshteve të Singaporit dhe Stacionit të energjisë Batersea të Londrës, nëse siguron miratimin e planifikimit më vonë këtë vjeshtë.

Tunelet u ndërtuan në vitet 1940 për të strehuar londinezët nga fushata e bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Roli i tyre i radhës gjatë kohës së luftës ishte si shtëpia e Ekzekutivit të Operacioneve Speciale të Britanisë, një degë e MI6 dhe frymëzimi i jetës reale për Degën Q të Xejms Bond (James Bond)./ CNN



/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




