Qytetet më të vjetra në botë dhe ku ndodhen ato

Revista e famshme e udhëtimeve Time Out ka publikuar një listë të disa prej qyteteve më të vjetra në planet. Këto vendbanime mund të gjenden në mbarë botën, nga Lindja e Mesme në Afrikë dhe në zemër të Evropës.
Jericho, Bregu Perëndimor
E vendosur në Bregun Perëndimor pranë lumit Jordan, Jericho ka qenë i banuar për më shumë se 10,000 vjet. Ky vendbanim përmendet gjithashtu në Bibël dhe ishte i mbyllur brenda mureve prej guri midis mijëvjeçarit të nëntë dhe të tetë para Krishtit.

Athinë, Greqi
Athina, zemra e qytetërimit të lashtë perëndimor, me një trashëgimi unike historike dhe arkeologjike që përfshin mbetjet greke, romake, bizantine dhe osmane. Athina besohet se ka qenë e banuar që në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit.
Varanasi, Indi
Varanasi është qyteti i shenjtë i hinduizmit dhe qëndron në brigjet e lumit Gange. Sipas legjendës, ai u themelua nga hyjnia hindu Shiva rreth 5,000 vjet më parë, studiuesit modernë besojnë, se qyteti është ndërtuar rreth 3,000 vjet më parë.

Xi’an, Kinë
Së bashku me Pekinin, Xi’an është një nga qytetet më të vjetra në Kinë dhe në të gjithë qytetërimin. Ky vendbanim ka më shumë se 3000 vjet histori, ka parë që 13 dinasti të ndjekin njëra-tjetrën dhe ishte pikënisja e Rrugës së famshme të Mëndafshit. Është shtëpia e një prej monumenteve më të famshëm në botë, Ushtria Terrakota, e përbërë nga më shumë se 6000 statuja që mbrojnë mauzoleumin e sundimtarit Chi She Huang, perandorit të parë të Kinës dhe promovuesit të Murit të Madh.
Luxor, Egjipt
Kryeqyteti i faraonëve jep ende zbulime të reja për shembull, 60 mumie të reja janë zbuluar në 2023. Luxor qëndron në mbetjet e Tebës antike, e themeluar rreth 4000 vjet më parë dhe është një qendër shumë e rëndësishme arkeologjike.
Plovdiv, Bullgari
Plovdivi është qyteti i dytë më i madh në Bullgari, dëshmitë më të hershme të jetës datojnë 8000 vjet më parë, duke e bërë Plovdivin një nga qytetet më të vjetra në Evropë.

Hanoi, Vietnam
Hanoi është kryeqyteti aktual i Vietnamit dhe vendi në të cilin qëndron qendra urbane daton të paktën në 3000 pes. Pavarësisht zhvillimit të madh të popullsisë të shekullit të njëzetë, Hanoi u ofron turistëve shumë relike kulturore të së kaluarës, duke përfshirë kështjellën perandorake të Thăng Long dhe shumë ndërtesa fetare, duke përfshirë tempujt dhe faltore budiste.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




