Zbulohet arma e bërë me një material të “panjohur” e prodhuar 3000 vjet më parë

Kuriozitete | 3 vite më parë

Në Zvicër është zbuluar një armë 3000-vjeçare e krijuar nga një material ” i panjohur “.

Maja e shigjetës e bërë nga një meteorit u gjet nga studiues të Universitetit të Bernës në një  vend të lashtë të epokës së bronzit të quajtur Mörigen.

Gjeologët testuan përbërjen e artefaktit, i cili përfshin alumin-26, një izotop jetëshkurtër dikur i bollshëm në sistemin e hershëm diellor por që nuk gjendet natyrshëm në Tokë.

Megjithatë, vetëm tre meteoritë me të njëjtin kombinim metalesh kanë rënë në Tokë në të njëjtën kohë në Evropë, një në Republikën Çeke, një në Spanjë dhe i treti në Estoni.

Studiuesit besojnë se maja e shigjetës erdhi nga Estonia, duke qenë se njerëzit i tregtonin armët në të njëjtat rrugë nga zona e Balltikut.

Ekipi përdori metoda të ndryshme për të testuar përbërjen duke përfshirë fotografitë me mikroskop elektronik, rrezet X dhe analizat e rrezatimit me energji të lartë.

Pjesa e mprehtë u krijua nga një meteorit hekuri i bërë kryesisht nga minerale që gjenden në Tokë pasi ranë nga hapësira.

Meteoritët e hekurit rrjedhin nga bërthamat e planetëve të lashtë që u shkatërruan rreth 4.5 miliardë vjet më parë nga ngjarjet e ndikimit katastrofik gjatë formimit të sistemit tonë diellor./NY/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme