Objekti më i shtrenjtë Hip-Hop, unaza e reperit Tupac Shakur shitet për 1 milion dollarë

Kuriozitete | 3 vite më parë

Një unazë në formën e një kurore ari, e përbërë nga rubin dhe diamante, të e kishte vendosur legjenda e rrepit Tupac Shakur gjatë daljes së tij të fundit publike u shit për 1 milion dollarë në ankand në Nju Jork.

Oferta fituese ishte shumë më e lartë se vlerësimi i para-shitjes që vërtitej ndërmjet  200,000 deri në 300,000 dollarë, duke u bërë kështu objekti më i vlefshëm hip-hop i shitur ndonjëherë. Unaza është e gdhendur “Pac & Dada 1996”.

Reperi i lindur në Nju Jork e mbajti atë gjatë paraqitjes së tij të fundit publike në MTV Video Music Aëards më 4 shtator 1996. 

Ai u qëllua për vdekje në Las Vegas nga një sulmues i paidentifikuar ene edhe sot, dhe vetëm disa ditë më vonë humbi jetën në moshën  25 vjeçare.

Shakur konsiderohet si një nga reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke shitur 75 milionë disqe.

Gazetar Artur Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme