Gjërat që nuk duhet t’i blini kurrë në aeroport

Kuriozitete | 3 vite më parë

Fluturimi është një mënyrë transporti i cili në vetvete është i shtrenjtë. Këtu mund të shtoni edhe pagesat për bagazhet apo pritjen me orë të gjata në aeroport por jo vetëm.

Nga pijet tek suvenirët, disa gjëra të cilat nuk është mirë ti blini në aeroport sepse do të rëndonin edhe më shumë portofolin tuaj ndërsa udhetoni.

Wi-Fi – Wi-Fi i aeroportit është i ngadaltë dhe mund të jetë jashtëzakonisht i shtrenjtë. Pra, në vend që të kontrolloni telefonin tuaj, mendoni të lexoni ose të uleni të qetë dhe mos shpenzoni për të bërë oferta wifi.

Suvenire – Çfarëdo që të bëni, mos blini suvenire në aeroport. Ato dihet se janë të shtrenjta në aeroport. Në vend të kësaj, planifikoni përpara dhe merrni suveniret tuaja në destinacion.

Ujë ose pije të tjera – Udhëtimi ajror mund t’ju dehidrojë, përveç efekteve të tjera anësore fizike, por udhëtarët me përvojë e dinë që nuk duhet blejnë ujë në aeroport. Në vend të kësaj, sillni shishen tuaj të zbrazët. Në këtë mënyrë ju mund ta mbushni atë në një nga burimet e ujit dhe të shmangni pagesën për një pije të tepërt.

Ushqim –Është gjithmonë një ide e mirë të hani një vakt të mirë përpara se të fluturoni. Çfarëdo që të bëni, mos blini ushqimin tuaj në aeroport. Ushqimi në aeroport është gjithmonë i shtrenjte dhe jo shumë i shijshëm.

Pije alkoolike –Shumë njerëz ndalen në Duty Free për shkak të keqkuptimit të zakonshëm se ata do të kursejnë një pasuri nga taksat.

Makina me qira – Nëse dëshironi të merrni makinë me qera këshilla është ta prenotoni atë më herët on line sepse në të kundërt do t’ju duhet të paguani më shumë para nëse do të vendosni për në moment të fundit.

Mjekësi – Çfarëdo medikamenti që mendoni se mund t’ju nevojiten për udhëtimin tuaj, mos i blini ato në aeroport. Çmimet janë gjithmonë më të shtrenjta në aeroport. Përpiquni të planifikoni përpara dhe të keni atë që ju nevojitet në dorë në bagazhin tuaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme