Njollat diellore, çfarë janë dhe si ndikojnë në klimën e tokës

Në sipërfaqen e diellit janë parë njolla të errëta të cilat mendohet se janë shkaktuar nga përqendrimet e fluksit magnetik.
Fenomeni i rritjes së aktivitetit magnetik të diellit mund të ketë pasoja në fushën magnetike të tokës dhe mund të ndërhyjë në funksionimin e satelitëve dhe rrjeteve tokësore të energjisë elektrike.
Po çfarë janë njollat e diellit
Njollat diellore janë zona me një fushë magnetike 2500 herë më të madhe se ajo e tokës dhe madje më e madhe se kudo tjetër në vetë Diellin.
Po pse janë të errëta
Ngjyra e errët e njollave të diellit është për shkak të faktit se sipërfaqja rrethuese e diellit është rreth 10,000 gradë Fahrenheit ndërsa zona me hije është rreth 6300 gradë Fahrenheit. Madhësia e tyre ka një madhësi mesatare të barabartë me atë të Tokës.
A ndikojnë njollat e diellit në klimën e tokës
Komuniteti shkencor është ende i ndarë nëse njollat e diellit ndikojnë apo jo në klimën e tokës. Edhe pse ka studime që janë përpjekur të demonstrojnë mosinfluencën e aktivitetit të tyre, duket se nuk ka dyshim se prodhimi i energjisë diellore ndikon në klimën e tokës. Megjithatë, shkalla e ndikimit për shkak të ndërveprimeve tokësore dhe oqeanike në tokë mbetet në dyshim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




