Arkeologët zbulojnë shpatën 3000-vjeçare të ruajtur aq mirë sa që ende shkëlqen

Kuriozitete | 3 vite më parë

Arkeologët gjermanë janë të emocionuar që kanë gjetur një shpatë të epokës së bronzit më shumë se 3000 vjeçare e cila është ruajtur jashtëzakonisht mirë.

Shpata prej bronzi me një dorezë tetëkëndëshe u gjet në një varr në qytetin jugor të Nördlingen. Mendohet se është nga fundi i shekullit të 14-të para Krishtit.

Gjendja e saj është aq e mirë sa që “pothuajse ende shkëlqen”, thotë Zyra Shtetërore e Bavarisë për Mbrojtjen e Monumenteve.

Varri përmban eshtrat e një burri, gruaje dhe djali dhe sende të tjera prej bronzi. Arkeologët mendojnë se shpata e Nördlingen nuk duket se është përdorur në luftim, por besohet se ka qenë një armë e vërtetë, jo vetëm zbukuruese./BBC/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme