Historitë e çuditshme pas emrave të kompanive më të famshme

Kuriozitete | 3 vite më parë

Disa nga kompanitë më të famshme shumëkombëshe, si Google, Apple, Coca-Cola etj, njihen në mbarë botën, por a e dini se si i kanë marrë emrat këto kompani?

Twitter – Krijuesit e Twitter dyshohet se donin një emër që përfaqësonte më së miri atë që ata bënë. Ata fillimisht e pëlqyen “twitch” por në fund preferuan sinonimin e tij “twitter”.

Apple – Në kohën kur u emërua kompania, Steve Jobs po ndiqte një dietë frutash dhe u frymëzua pas një vizite në një fermë mollësh.

eBay – Kompania ishte në pronësi të Echo Bay Technology Group, por meqë URL-ja origjinale Echobay ishte marrë tashmë, ata duhej ta shkurtonin atë në eBay.

Pepsi – Themeluesit e markës së pijeve e kanë marrë emrin nga enzima tretëse pepsina.

Adidas – Kompanisë së këpucëve, veshjeve dhe aksesorëve iu dha emri Adidas për nder të pseudonimit të themeluesit të saj Adolf “Adi” Dassler.

Volkswagen – Emri i makinës përkthehet në “makinë e njerëzve” nga gjermanishtja.

Google – Motori i kërkimit e ka marrë emrin nga termi matematikor googol, i cili është numri 1 i ndjekur nga 100 zero.

Coca-Cola – Emri supozohet se vjen nga gjethet e kokës dhe arrat kola të përdorura në recetën origjinale.

Vodafone – Emri kombinon fjalët zë, të dhëna dhe telefon.

LEGO – Emri është një formë e shkurtuar e frazës daneze “leg godt”, që do të thotë luaj mirë.

Kia –Sipas faqes së internetit të Kia-s , “Fjala Kia ka origjinën në gjuhën kineze me rrokjen e parë Ki që do të thotë të lindësh ose të dalësh nga”. Pjesa e mbetur “a” i referohet Azisë, kështu që “Kia do të thotë të ngrihesh ose të dalësh nga Azia”.

Adobe – Kompania u emërua pas përroit që kalonte nëpër pronën e themeluesit John Warnock, Adobe Creek.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme