Njerëzit e parë u larguan nga Afrika për në Azi më herët se sa mendohej sipas zbulimit te fosileve

Kuriozitete | 3 vite më parë

Njerëzit e kanë origjinën në Afrikë, por kur saktësisht paraardhësit tanë më të hershëm u larguan nga kontinenti dhe si u përhapën në mbarë botën, është debatuar intensivisht nga arkeologët.

Dy fosile të zbuluara në një shpellë në veri të Laosit sugjerojnë se Homo sapiens, specia jonë, jetonte në rajon rreth 86,000 vjet më parë, sipas një studimi të ri.

Zbulimi sfidon idenë se rruga e njerëzve në të gjithë globin ishte lineare dhe u zhvillua në një valë të vetme rreth 50,000 deri në 60,000 vjet më parë.

Analiza e ADN-së e popullatave të sotme njerëzore ka mbështetur hipotezën se njerëzit e hershëm modernë u larguan nga Afrika rreth 50,000 deri në 60,000 vjet më parë, dhe arkeologët kanë menduar se paraardhësit tanë të hershëm ka të ngjarë të ndoqën brigjet dhe ishujt përmes Azisë juglindore drejt Australisë.

Megjithatë, një numër në rritje i mbetjeve njerëzore më të vjetra të zbuluara në Kinë dhe Levant tregojnë se ky kapitull në historinë njerëzore është më i ndërlikuar sesa mendohej në fillim citon CNN.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme