Pema më e vjetër në botë gjendet në Kili

Kuriozitete | 3 vite më parë

Pema më e vjetër në botë ndodhet në Kili.

Studiuesit e kanë quajtur atë “Stërgjyshi”. Selvia është 5,848 vjeçe dhe qëndron në një pyll tropikal të largët në Kilin jugor, në Patagoni.

Kjo pemë është 28 metra e gjatë dhe ka një diametër rreth 4 metra. Ndonësë nga pamja e jashtme duket e dërmuar, ajo strehon brenda vetes dhe rreth saj, shumë lloje bimësh, madje edhe pemë të tjera, që janë rritur në skutat e saj, sipas Urban life

Por si ka mbijetuar deri më sot?

Një rol të rëndësishëm ka luajtur vendndodhja e saj, 800 kilometra larg Santiago de Kilit, në rajonin e Los Rios.

Për më tepër, ndodhet brenda një të çare të lagësht, e cila e ka mbrojtur ndër vite si nga zjarret, ashtu edhe nga sharrëxhinjtë.

Vendndodhja e kësaj peme është e njohur për të gjithë, pasi është në një park të frekuentuar prej dekadash dhe turistët marrin një pjesë të lëvores së saj si suvenire.

Deri në zbulimin e moshës së kësaj peme, pema më e vjetër në botë konsiderohej një pishë 4,854 vjeçare që jetonte në Malet e Bardha në Kaliforninë lindore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme