Kurani më i vogël në botë gjendet në Shqipëri

Për breza të tërë, ky Kuran me përmasa të pullës postare është përcjellë në familjen e Mario Prushit. Studiuesit thonë se është një nga Kuranet më të vegjël të regjistruar, me librin e shenjtë të vogël të mbajtur brenda një kutie argjendi të nxirë me kalimin e kohës.

Kurani i vogël është dy centimetra i gjerë dhe një centimetër i trashë.
Ai u gjet nga stërgjyshërit e z. Prushi kur gërmonin tokën për një shtëpi të re në Kosovë. Familja e mori zbulimin si një shenjë hyjnore dhe përqafoi Islamin.
I shtypur, me shumë gjasa nga fundi i shekullit të 19-të në afro 900 faqe, një Kuran në miniaturë, i konsideruar si një nga më të vegjlit në botë, është ruajtur si libërth i vyer nga një familje shqiptare në Tiranë për disa breza citon AFP.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




