Arkitektët projektojnë taksitë fluturuese në Dubai

Firma e njohur e arkitekturës në Mbretërinë e Bashkuar Foster + Partners ka lëshuar një koncept për një terminal “vertiport” për automjetet vertikale siç janë taksitë ajrore, të cilat do të lidhnin vendet e Dubait dhe do të siguronin udhëtim me shpejtësi të lartë, me zero emisione.
Dizajni u zhvillua në bashkëpunim me kompaninë e avancuar të lëvizshmërisë ajrore (AAM) Skyports Infrastructure, dhe u miratua nga Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum.

Ai do të vendoset pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait (DXB) dhe do të integrohet me rrjetet ekzistuese të aeroporteve, si dhe me qendrat e transportit përreth.
Përshkrimet e Foster + Partners tregojnë terminalin e vendosur në një kuvertë të ngritur për të lehtësuar ngritjen dhe uljen e avionëve.
Ndërtesa mbështillet rreth fushës ajrore, duke lidhur sallonet e mbërritjes dhe të nisjes dhe duke ofruar pamje spektakolare të avionit dhe qytetit citon CNN.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




