Zbulohet projekti i ndërtesës më të lartë në botë

Kuriozitete | 4 vite më parë

Binghatti Properties ka shpallur zyrtarisht projektin e saj të ri, i cili është shumë ambicioz. Tashmë e kanë riemërtuar ” Ipertorre”  dhe do të jetë kompleksi rezidencial më i lartë në botë , i cili do ta kalojë lartësinë luksoze në Dubai.  

Projekti përfshin mbi 100 kate të cilat përbëhen nga rezidenca që ofrojnë dy dhe tre dhoma gjumi.

Kjo ndërtesë gjigande është bashkë-nënshkruar dhe  bashkë dizenjuar nga marka e orëve dhe bizhuterive Jacob & Co dhe nga zhvilluesi kryesor i pronave në Dubai, Binghatti.

Ndërtesa përfshin disa nivele të dedikuara për shërbime të tilla si një pishinë infinity me pamje nga skyline e Dubait, një spa dhe palestër luksoze.

Ajo u zbulua në Dubai nga Burj Binghatti Jacob & Co Residences dhe do të jetë një rrokaqiell që do të vendos një rekord si një nga ndërtesat më të larta të banimit në botë.

Kulla do të përmbajë Suites Sapphire me dy dhoma gjumi dhe Suites Emerald me tre dhoma gjumi. Penthouse Fleurs de Jardin, Penthouse Astronomia dhe Penthouse Billionaire.

Përveç përfshirjes në të gjithë procesin e projektimit të kullës gjigande, Jacob & Co do të ofrojë gjithashtu orë dhe bizhuteri ekskluzivisht të kuruara që klientët mund t’i blejnë së bashku me vendbanimin e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme