Diamanti Koh-i-Noor do të vendoset në muze dhe do të tregojë të shkuarën e tij

Një nga diamantët më të famshëm dhe më të diskutueshëm në botë do të jetë pjesë e një ekspozite të re në Kullën e Londrës që e njeh atë si “një simbol të pushtimit”.
Diamanti do të tregojë origjinën dhe historinë e bizhuterive të kurorës. Ekspozita do të hapet më 26 maj në të njëjtin muaj me kurorëzimin e mbretit Charles III dhe Camilla, bashkëshortja e Mbretit, sipas një deklarate nga Pallatet Historike Mbretërore.

Ekspozita do të shpjegojë të kaluarën konfliktuale dhe koloniale të diamantit prej 105.6 karat, duke treguar edhe mënyrën se si u përfshi në bizhuteritë e kurorës britanike.
Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II vitin e kaluar, India ka rinisur thirrjet për riatdhesimin e gurit.

Camilla ka vendosur të mos e përfshijë diamantin e kontestuar në kurorën e saj të kurorëzimit, e cila u vendos në kurorën shtetërore të Nënës Mbretëreshë në 1937 citon CNN.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




