Në shitje buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, kap vlerën 30,000 euro

Një buzëkuq i veshur me ar i cili kushton rreth 30,000 euro është nxjerrë në shitje në një dyqan në Hangzhou, provincën Zhejiang, Kinë.
Buzëkuqi është bërë me një teknikë të veçantë duke përdorur mëndafshin dhe arin si materiale.
Teknika e përdorur për prodhimin e tij ka një histori shumë të lashtë në Kinë dhe përdoret vetëm për produkte luksoze.

Në të vërtetë, ari dhe mëndafshi kanë qenë mallra të çmuara që nga kohërat e lashta dhe janë përdorur gjithmonë për të bërë rroba dhe sende me vlerë të madhe.
Teknika të ndryshme mund të përdoren për të dekoruar produktet duke përdorur fletë ari, pluhur ari ose fije ari.

Për të përfunduar këtë buzëkuq u deshën 142 gramë ar i cili në njërin skaj është një bravë që “siguron” dhe zbukuron buzëkuqin me vlerën marramendëse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




