Njerëzit më tërheqës, pozicioni ku renditet Shqipëria

Kuriozitete | 4 vite më parë

Sipas të dhënave, njerëzit nga India konsiderohen si njerëzit më tërheqës në botë, të ndjekur nga SHBA dhe Suedia. Pjesa tjetër e pesë vendeve më tërheqëse janë Japonia dhe Kanadaja.

Në përgjithësi, Evropa ka gjithsej 25 vende në top 50 (përfshirë Irlandën, Greqinë dhe Portugalinë), katër vende të Amerikës së Veriut janë në listën kryesore (SHBA, Kanada dhe Meksikë). 

 

Katër vende të Amerikës së Jugut janë gjithashtu, dhe të dhënat tregojnë se Brazili është vendi më tërheqës në Amerikën e Jugut , i ndjekur nga Kolumbia dhe Venezuela  .

Azia ka tetë vende në top 50, duke përfshirë Kinën, Pakistanin dhe Filipinet , ndërsa Etiopia është emëruar kombi më tërheqës afrikan, e ndjekur nga Somalia dhe Egjipti. 

Në Lindjen e Mesme, të dhënat tregojnë se izraelitët konsiderohen si më tërheqësit, pasuar nga libanezët dhe armenët .

Gratë më tërheqëse në botë

Duke analizuar të dhënat sipas meshkujve dhe femrave, janë femrat indiane ato që kryesojnë tabelat e më tërheqësve, të ndjekura nga femrat japoneze dhe suedeze. Nuk është befasi që India pretendon vendin e parë , vendi ka arritur sukses rekord në garat si Miss World, ku është kurorëzuar gjithsej gjashtë herë me fitore qe në vitin 1966 dhe fitoren më të fundit në 2017.

Meshkujt më tërheqës në botë

Kur shikojmë vetëm të dhënat e meshkujve, janë meshkujt britanikë ata që dalin në krye si më tërheqës. Të ndjekur nga India , Italia, SHBA dhe Suedia duke përmbyllur pesëshen e parë citon PourMoi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme