Zbulimi që bëri epokë, 70 vjet më parë u krijua struktura e ADN-së

Kuriozitete | 4 vite më parë

Shtatëdhjetë vjet më parë, biokimistët James Watson (1928) dhe Francis Crick (1916-2004) zbuluan për herë të parë strukturën e ADN-së sonë. Dy shkencëtarët e Laboratorit Cavendish në Kembrixh janë ende sot zotërit e ADN-së.

Disa ditë pas zbulimit të parë, më 7 mars 1953, James Watson dhe Francis Crick ndërtuan një model në tel dhe karton që bëri histori, ishte përfaqësimi i parë i strukturës së ADN-së, një nga zbulimet kryesore të biologjisë së shekullit të njëzetë.  

Dyshja e shkëlqyer përbëhej nga biokimisti amerikan Watson, 23 vjeç dhe biologu molekular anglez Crick, 35 vjeç.

Ata u takuan në fund të vitit 1951 në Departamentin e Fizikës të Universitetit të Kembrixhit, njëri ishte përgjegjës për studimin e mioglobinës dhe tjetri hemoglobinës, por ata ishin të interesuar vetëm për strukturën e ADN-së dhe donin ta zbulonin me çdo kusht.

Në vitin 1962 ata morën çmimin Nobel për Mjekësi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme