Gjendet papirusi 52 metra i gjatë, zbulon pjesë nga Libri i të Vdekurve nga Egjipti i lashtë

Zyrtarët egjiptianë kanë publikuar foto të një papirusi të lashtë, i Librit të të Vdekurve i cili është 52 metra dhe u zbulua së fundmi në Saqqara . Imazhet tregojnë ilustrime të lashta të perëndive dhe skena nga jeta e përtejme, si dhe tekst në dokument, i cili është më shumë se 2000 vjet i vjetër.

Arkeologët zbuluan papirusin e Librit të të Vdekurve brenda një arkivoli në një varr pranë Piramidës së Shkallës së Djoserit dhe njoftuan zbulimin në “Ditën e Arkeologëve Egjiptianë”, por kjo është hera e parë që ata lëshojnë imazhe të papirusit për publikun.

Nuk ishte e pazakontë për egjiptianët e lashtë të varrosnin Librin e të Vdekurve me të ndjerin, por ata nuk e quanin kështu në atë kohë, thanë arkeologët për të cilët ky zbulim ishte më të vërtet surprizë.

Përkundrazi, arkeologët modernë shpikën termin “Libri i të Vdekurve” për t’iu referuar një koleksioni tekstesh që egjiptianët e lashtë mendonin se do të ndihmonin në udhëheqjen e të vdekurve në jetën e përtejme.

Kohët e fundit është restauruar dhe përkthyer në arabisht dhe tani është e ekspozuar në Muzeun Egjiptian në Kajro. Teksti është shkruar në hieratikë, një shkrim që rrjedh nga hieroglifet.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




