Thahen Kanalet e Venecias, Italia përballet me një thatësirë tjetër

Moti i thatë i dimrit ka ngritur shqetësimet se Italia mund të përballet me një thatësirë tjetër pas urgjencës së verës së kaluar. Paralajmërimi vjen pasi Venecia, ku përmbytjet janë zakonisht shqetësimi kryesor, përballet me baticë jashtëzakonisht të ulët që po e bëjnë të pamundur për gondolat, taksitë e ujit dhe ambulancat të lundrojnë në disa nga kanalet e saj të famshme .

Nivelet e ujit në liqenin Garda në Italinë veriore kanë rënë në nivele të ulëta rekord, duke bërë të mundur arritjen në ishullin e vogël San Biagio në liqen nëpërmjet një shtegu të ekspozuar.
Një mot i mirë ka mbizotëruar Evropën Perëndimore prej 15 ditësh, duke sjellë temperatura të buta që shihen më normalisht në fund të pranverës. Megjithatë, parashikimet e fundit të motit sinjalizojnë ardhjen e reshjeve dhe borës shumë të nevojshme në Alpe në ditët në vijim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




