Nasa zbulon gjurmë të liqenit të lashtë në Mars

Kuriozitete | 4 vite më parë

Zbulimi bazohet, në shkëmbinjtë e valëzuar pikërisht në një zonë të planetit që duhet të jetë më e thatë. Ashwin Vasavada , shkencëtar i projektit Curiosity në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Kaliforni, shpjegoi, se :”Kjo është prova më e mirë e ujit dhe valëve që kemi parë në të gjithë misionin “.

Roveri, i cili ka eksploruar Marsin që nga viti 2012, ka transmetuar imazhe mahnitëse të modeleve të valëzuara në sipërfaqen e shkëmbinjve të shkaktuar nga valët nga një liqen i cekët miliarda vjet më parë.

Curiosity kishte gjetur më parë prova se liqenet dikur mbulonin pjesë të Marsit me mineralet e kripura të mbetura pas tharjes. Por shkencëtarët e NASA-s u befasuan kur gjetën prova kaq të forta të ujit në kraterin Gale që roveri tani po eksploron. Curiosity po eksploron shpatet e një mali prej pesë kilometrash të lartë të njohur si Mount Sharp .

Siç informon NASA, pasi u ngjit gati një gjysmë milje mbi bazën e malit, Roveri Curiosity gjeti tekstura gurësh të valëzuar të ruajtura në atë që quhet “banda shënjuese”, një shtresë e hollë shkëmbi të errët që dallohet nga pjesa tjetër e malit Sharp. Kjo shtresë shkëmbi është aq e fortë sa Curiosity nuk ka qenë në gjendje të shpojë një mostër pavarësisht disa përpjekjeve. Nuk është hera e parë që në Marsi shkencëtarët nuk kanë arritur të marrin një mostër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme