Emisioni “Përballë”, Tabaku: Fitojmë 20 mandate në Tiranë

Kronikë | 6 vite më parë

Jorida Tabaku thotë se Partia Demokratike do të fitojë 20 mandate në Tiranë. Në një intervistë për gazetarin Lurfi Dervishi në emisionin “Përballë” anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Tabaku tha: “Objektivi final për qarkun e Tiranës nuk vjen nga një listë dëshirash, por nga situata në terren. PD do të marrë 20 deputetë në Tiranë.”

Sipas Jorida Tabakut, sondazhet në media tregojnë shifër më të ulët se objektivi i PD-së, pasi kanë numra të lartë qytetarësh të pavendosur. 

“Sondazhet që janë publikuar thonë shifrën 18, por kanë një shifër të lartë të pavendosurish. Nga sondazhet tona dhe takimet në terren shifra 20 deputetë është plotësisht e arritshme.” – theksoi Tabaku në “Përballë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme