Kryeministri Rama takim me kandidatët e PS për deputetë në Tiranë

Kryeministri Edi Rama, po zhvillon në këto momente një takim në kryeqytet, ku po prezantohen kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës. Zoti Rama tha se kjo është një skuadër e cila është në lartësinë e pritshmërisë së publikut. Kryeministri Rama theksoi se pandemia spostoi projektet e PS.
“Besoj që ne kemi vënë përpara zgjedhësve të qarkut Tiranë një skuadër, e cila është në lartësinë e pritshmërisë së publikut. Ekip i të gjitha moshave, i të gjitha kategorive për të pasur një zgjedhje, e cila, në bazë të sistemit të ri zgjedhor, është një zgjedhje për partinë, por edhe zgjedhje preferenciale për një kandidat apo një tjetër.Shpreh mirënjohje për 2 zonjat e nderuara që janë në dy krahët e mi, që u bënë pjesë e kësaj skuadre, si një detyrim qytetar dhe si një angazhim qytetar edhe si një akt, i cili flet shumë për faktin se sa më shumë partitë të kenë ambicie dhe vullnet për tu bërë pasqyra, aq më shumë janë mundësitë që kjo të ndodhë. Zgjedhja e Luljetës dhe e Najadës nuk janë zgjedhje të rastësishme, në një kohë kur jemi detyruar të përballemi me 2 sfida të jashtëzakonshme që e kanë thyer në mes mandatin tonë”, tha Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




