Tatuazhistja 106-vjeçare në kopertinën e “Vogue” Philippines

Tatuazhistja indigjene, Whang-Od, 106-vjeçare është bërë ylli me moshën më të madhe në faqen e parë të revistës “Vogue” Philippines.
106-vjeçarja nga Buscalan, një fshat i largët malor në provincën Kalinga të Filipineve veriore, filloi të bënte tatuazhe në moshën 16-vjeçare. Dikur e përshkruar tatuazhistja tradicionale Kalinga, ajo ka frymëzuar që atëherë një brez të ri për të mësuar batok, (tatuazhi realizuar me dorë, duke përdorur një gjemb dhe një shkop bambuje).
“E shpallur si mambabatok i fundit i brezit të saj, ajo ka ngulitur simbolet e fisit Kalinga që nënkuptojnë forcën, guximin dhe bukurinë në lëkurën e mijëra njerëzve që kanë bërë pelegrinazhin në Buscalan”, shkroi Vogue Filipine në rrjetin social Instagram.
Sipas Vogue Philippines, tatuazhet përfaqësojnë trimërinë për luftëtarët meshkuj, ose bukurinë për gratë.
Ndërkohë, gjatë 15 viteve të fundit, turistët janë dyndur gjithnjë e më shumë në fshatin e saj për të bërë tatuazhe ndërsa më shumë të rinj kanë filluar gjithashtu ta praktikojnë atë.
Whang-Od, e cila njihet edhe si Maria Oggay, është një nga yjet e paktë të kopertinës së Vogue që vjen nga një komunitet indigjen, dhe gjithashtu mendohet të jetë personi më i vjetër që shfaqet në faqen e parë të revistës. Në vitin 2020, Judi Dench u bë ylli më i vjetër i kopertinës së Vogue britanik në moshën 85-vjeçare.
Whang-Od, ka në plan të vazhdojë të bëjë tatuazhe “për aq kohë sa ta lejojë shikimi”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




