FOTO/ I krijuar për të qenë i padukshëm, koncepti i superjahtit të printuar 3D

Është relativisht e vështirë të mos vëresh një superjaht, por ky koncept i ri nga Jozeph Forakis Design në fakt është krijuar për t’u “zhdukur” në sfond.
I përshkruar si “praktikisht i padukshëm” si në dizajn ashtu edhe në ndikimin mjedisor, koncepti “Pegasus” do të jetë superjahti i parë në botë i printuar 3D. Jahti do të ketë xhama që pasqyrojnë ujërat e oqeaneve, në përpjekje për t’i mundësuar asaj të përzihet me mjedisin që e rrethon. Superstruktura e superjahtit do të pajiset me panele diellore që fuqizojnë elektrolizuesit që nxjerrin hidrogjenin nga uji i detit.
Hidrogjeni më pas do të shndërrohet në energji elektrike, e cila ruhet në bankat e baterive litium-jon që mund të përdoren për të fuqizuar sistemet operative dhe pajisjet. Koncepti “Pegasus” do të prodhojë zero emetime./ CNN






Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




