Senati francez miraton ndalimin e praktikave fetare në universitete

Senati i Francës miratoi dje vonë shtimin e ndalimit të praktikave fetare në korridoret universitare në një projektligj të diskutueshëm për të luftuar “separatizmin Islam”.
Duke diskutuar projektligjin, i cili është kritikuar për kufizimin e myslimanëve, Partia Republikane e qendrës së djathtë (LR) propozoi shtimin e një klauzole që ndalonte lutjet në korridoret e universitetit si dhe ndalonte aktivitetet fetare që mund të pengonin aktivitetet arsimore.
Megjithëse senatorët e Partisë së majtë dhe ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer kundërshtuan propozimin, ai u pranua përmes votave të senatorëve të krahut të djathtë.
Më 16 shkurt të këtij viti, Asambleja Kombëtare e Francës miratoi projektligjin, i cili do të debatohej në Senat më 30 mars. Ai pritet të kthehet në Asamblenë Kombëtare pas votimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




