Propozimet për martesë mund të vijnë edhe nga 13 000 metra lart!

Një parashutist 38-vjeçar, Rahim Hajir, bëri një propozim martese gjatë fluturimit nga 13 mijë metra lartësi, pikërisht mbi Grand Canyon në Arizona, shkruan today.it.
38-vjeçari i bëri të fejuarës së tij 27-vjeçares, Kaitlyn Roule, propozimin pasi u hodh nga një aeroplan që fluturonte mbi kanion.
Për fat të mirë, djali mori një ”po” të vajzës dhe bashkëshortët e ardhshëm gjithashtu arritën të vendosnin edhe unazat e fejesës në ajër.
Rahim në fakt e dinte që mbajtja e unazës gjatë hedhjes me parashutë do të ishte një rrezik, për këtë arsye ai kishte përgatitur një plan ‘B’: një unazë rezervë në rast se e para do të humbiste.
Propozimi ajror i dasmës fjalë për fjalë e befasoi Kaitlyn, e cila kurrë nuk e kishte përmendur këtë temë me partnerin e saj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




